Gazetari Artan Hoxha ironizon prokurorinë/ Kërkojnë një varëse dhe ju humbet një makinë
AA003GB o zhduk se po të gjendej do plaste gallata me modifikimet që i ishin bërë mjetit për fshehjen e cocainës
I pyetur sesi i parashikonte ai zhvillimet për këtë hetim, Hoxha tha se “Çfarë mund të presësh nga një prokurori e cila i shkon në shtëpi ministrit të gjejë varëse diamanti dhe i humb një makinë Audi, kjo është Prokuroria. Dhe si përfundojnë hetimet e thotë kjo që thamë më sipër.”
Kjo ka qënë ironia therëse e gazetarit Artan Hoxha i cili nuk pranoi të fliste më gjatë pasi ai tha se “Gjithçka e kam thënë publikisht këto ditë dhe se sot me zhdukjen e Audit me targë AA 003GB gjithçka u kuptua”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


