E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari bjellorus shfaqet në televizion i përlotur
Bota

Gazetari bjellorus shfaqet në televizion i përlotur

Gazetari Bjellorus Roman Protasevich, i cili u arrestua në Minsk pasi u mor me një fluturim të devijuar muajin e kaluar, është shfaqur i  përlotur në një intervistë në televizionin shtetëror.

Roman Protasevich

Ai rrëfeu për organizimin e protestave anti-qeveritare dhe vlerësoi Presidentin Alexander Lukashenko, raporton BBC.

Familja e Z. Protasevich thotë se intervista u zhvillua me detyrim.

Në intervistën e transmetuar të Enjten në mbrëmje, Z. Protasevich pranoi përpjekjen për të rrëzuar Aleksandër Lukashenko.

Ai tha se e kishte kritikuar Presidentin Lukashenko, por “filloi të kuptojë se ai po bënte gjënë e duhur dhe unë me siguri e respektoj atë”.

Në fund të intervistës, ai shpërtheu në lot dhe tha se shpresonte një ditë të martohej dhe të bënte fëmijë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.