E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Isa Myzyraj, flet për sulmet ndaj CNA-së: Po bllokohen mediat kritike të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë
Lajme

Gazetari Isa Myzyraj, flet për sulmet ndaj CNA-së: Po bllokohen mediat kritike të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë

Gazetari Isa Myzyraj ka dënuar ashpër sulmin e Aldor Ninit dhe “Acromax”-it ndaj CNA-së dhe gazetarit Elvi Fundo. Myzyraj thekson se ky akt prek në thelb demokracinë e brishtë në Shqipëri. Gazetari ngre alarmin se situata po bëhet mjaft shqetësuese pasi ky bllokim vjen ndaj mediave kritike ndaj qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Myzyraj nënvizon se mbyllja e faqes së Cna.al në “Facebook” dhe raportimet masive ndaj gazetarit Elvi Fundo, duhet t’i shqetësojnë të gjithë.

Më tej i mëshon faktit se kemi të bëjmë me censurë.

“Mbyllja e faqeve në ‘Facebook’ të mediave dhe gazetarëve është tërësisht një akt që prek në thelb demokracinë e brishtë në Shqipëri. Situata bëhet tepër shqetësuese kur ky bllokim vjen ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Mbyllja e faqes së Cna.al në ‘Facebook’ dhe raportime masive ndaj gazetarit Elvi Fundo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Dje ishte ‘NewsBomb’ dhe Anila Basha, ishte ‘Citizes’, ishte ‘Media Look’, sot është CNA, nesër do jemi unë, ti dhe ne bashkë. Kjo është censurë, kjo është censurë, kjo është censurë”, shkruan Myzyraj./ CNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.