E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Kikia: Kam marrë kredi për të kuruar familjarin tim…
Sot

Gazetari Kikia: Kam marrë kredi për të kuruar familjarin tim…

largimi i mjekëve nga Shqipëria nuk frenohet vetëm me  vetëm me rritjen e pagave

Gazetari Mentor Kika tha se sistemi i shëndetësisë në vendin tonë duhet të marrë një zgjidhje, ndërsa shtoi se nuk mjafton vetëm rritja e pagave të mjekëve.

I ftuar në “Open” këtë mbrëmje ai tha se ka disa arsye pse mjekët largohen nga vendi, por shtoi se këtë emigrim nuk e sheh të ndarë nga emigrimet e profesionistëve të tjerë.

Po ashtu ai tha se në spitalet e vendit duhet të funksionojnë edhe aparaturat dhe teknologjia duhet të jetë në standarde të mira, pasi ndryshe familjarët e pacientëve detyrohen që t’i dërgojnë ata në spitale private.

“Nuk po ikin vetëm mjekët. Kanë iku naftëtarët, IT, krahu i punës. Emigracioni duhet klasifikuar në Shqipëri. Emigrimi ekonomik, që ikin thjeshtë për bukën e gojës, emigrimi intelektual, dhe emigrimi politik, sepse ka njerëz që u është neveritur politika e këtij vendi.

Nuk e shikoj zgjidhjen tek rritja e pagave. Është komplekse.

Nëse ia bëjmë pagën mjekut 5 mijë euro, a është e mundur që ta frenojmë joshjen nga tregu gjerman? Duhet të funksionojnë edhe aparaturat dhe teknologjia në shtet. Se e kam provuar në kurrizin tim.

Kam marrë kredi për të kuruar një familjar, se aparatura në shtet nuk punonte, por punonte në privat”, tha ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.