Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës
Dy trupa të pajetë janë gjetur dje në qytetin e Durrësit, njofton policia.
Sipas uniformave blu, një 82-vjeçar u gjet i vdekur në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush. Inspektimi paraprak nuk ka konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.
Një tjetër 62-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 13 të qytetit. Edhe në këtë rast, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrore, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Policia ka nisur procedurat standarde për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



