E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjetën në kazan plehrash dhe konsumuan karamele me kanabis
Lajme

Gjetën në kazan plehrash dhe konsumuan karamele me kanabis

 3-vjeçarja ende në gjendje të rëndë

Tre vajza të moshave të ndryshme, 11, 8 dhe 3 vjeç, janë intoksikuar pas konsumimit të karameleve me kanabis, të cilat i gjetën në kazan plehrash.

Vajza më e madhe nuk pati simptoma të rënda, ndërsa e dyta, 8-vjeçarja, u përmirësua pas ndërhyrjes mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Problemi më i madh ishte për vajzën 3-vjeçare, e cila ka shfaqur simptoma të rënda nga efekti i substancës mbi sistemin nervor.

Pas trajtimit në shërbimin e reanimacionit, gjendja e saj është stabilizuar, por ende ka efekte afatgjata. Mjekët theksojnë se përdorimi i këtyre substancave në moshat pediatrike është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Shefi i pediatrisë Robert Rado: Vajza 10 vjeçe në gjendje të mirë, vajza 7 vjeçe është me parametra normale. Vajza 3 vjeçe në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Përdorja në mosha pediatrike është fatale. Në moshë të tillë nuk kemi pasur. Ishte rasti i parë. 3-vjeçarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Këto substanca kanë efekt afatgjatë. Eleminohen deri në 15 ditë. Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.