E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjokutaj ankimon masën e GJKKO ndaj Berishës: Vendimet janë nul, pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave
Lajme

Gjokutaj ankimon masën e GJKKO ndaj Berishës: Vendimet janë nul, pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave

Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha.

Në një prononcim për media, Gjokutaj tha se vendimi është nul dhe është pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave siç e kërkon ligji.

“Depozitova ankimin te Apeli. Vendimi për seancën e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma. Është një shkelje më e madhe e Gjykatës për të na humbur afatin. Për masat e sigurimit kanë masa antiligjore që të heqin mundësinë për të bërë ankim me argumente. Ne kemi ankuar dhe kemi thënë shkakun se ky ankim është i paplotësuar për pjesën e seancës së ekzekutimit të masës

Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave ashtu siç ligji e kërkon. nuk dhe nuk kanë efekt”, tha avokati i Berishës.

Pyetjes nëse Berisha do të paraqitet në Gjykatë më 6 nëntor, Gjokutaj tha: “Nuk e di, data sot është 30 tetor.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.