Gjykata lë në “arrest me burg” djalin e anëtares së KLP-së që vrau ndërtuesin
Gjyka e Vlorës i ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” 33-vjeçarit Rei Meta, i cili mesditën e të hënës qëlloi me grushte deri në vdekje inxhinierin 55-vjeçar Armando Meshau.
Vendimi është dhënë nga gjyqëtarja Emiliana Dhima, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Rei Meta është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti (Meta).
Shkaku i konfliktit mes Rei Metas dhe Armando Meshaut ishte një aprtament, teksa krimi u regjistrua mesditën e të hënës, rreth orës 11:45, në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë
Siç u pa dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, pas një debati verbal mes tyre, Armando Meshau çohet në një moment nga karrigia ku ishte ulur para kompjuterit dhe e godet i pari me grusht Rei Metan. Më pas, ky i fundit e godet disa herë rresht me grushte në kokë deri sa e lë të vdekur në vend. Fillimisht, Meshau bie në karrike dhe më pas në tokë, teksa një djalë i afrohet t’i japë ndihmë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


