Gjykata liron një tjetër protestues të opozitës
Gjykata e Tiranës vendos arrest në shtëpi për protestuesin Sokol Ndoj, i ndaluar pas protestës së 26 nëntorit në kryeqytet.
Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë me argumentin se i riu duhet të qëndrojë në këtë masë pasi rezulton të ketë edhe dy precedentë të ngjashëm nga protestat e kaluara.
Të enjten u lirua me detyrim paraqitje lir Ahmedani, ndërsa në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.
Ndalimet janë cilësuar nga opozita si politike, për shkak se protesta ishte paqësore dhe e paralajmëruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


