Gjyqtari Artan Lazaj tallet keq me komisionerët e KPK-së : Jeni bërë si “Estradë Ballshi” qëmoti…
Artan Lazaj
O Komisionerë të KPK se Gjyqtarë nuk jeni.Po si më keni vënë në gojën time,në vendimin tuaj,gjëra që si kam thënë?
Si paskam thënë unë se paskam respektuar Kanunet e lashtësisë?!
Unë jam shprehur vetëm për të drejtën zakonore dhe jo atë kanunore.
E drejta zakonore është më e gjërë se ajo kanunore.
Keqardhje për kulturën tuaj juridike të cekët dhe errësirën e kulturës tuaj historike.
Po që kur kanunet paskan qenë të lashtësisë?!
Në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e së drejtës së shtetit,kanunet janë të shekullit XIII dhe me pas ,pra të mesjetës,të dashur Komisionerë.
Do u merziten pak Petagogët që ju kanë dhënë notat,por më shumë do merziten Petagogët italianë,nëse vërtetë ekzistojnë për njërin.
Dil njëherë zotrote në portat hyrëse të Sienës dhe lexoji rregullat kanunore se janë të ngjajshme me Kanunin e Labërisë.
Kaq sa për fillim se janë në plazh ata, e nuk duhen shqetësuar.
Ne nga Vlora i themi Estradë Ballshi,këtyre.
Të jeni vallë fallsifikatorë?!Ku di unë,ca të them?!Do e zbulojmë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



