Shkrimet në këtë faqe britanike për qytete të ndryshme të botës financohen nga fondacioni ” Rockefeller Foundation”.
Pra shkrimi “Tirana, Besojini shumicës së heshtur” i publikuar në “The Guardian” është financuar nga “Rockefeller Foundation” në sajë të projektit “Guardians Cities’.(https://www.theguardian.com/info/2016/jan/25/content-funding)

Sipas hulumtimit të Altin Goxhaj “Rockefeller Foundation” është një nga donatorët e George Sorosit. “Open Society Institute” ose “Open Society Foundation” është një rrjet ndërkombëtar i themeluar nga George Soros.
“Open Society Institute” mbështet financiarisht fondacione të ndryshme në botë, një ndër to edhe “Rockefeller Foundation”.
Ky i fundit në saj të projektit “Gardians Cities” ka financuar shkrimin për Tiranën në median angeleze “The Guardian”. Pra me financimet e Sorosit ” The Guardian” ka publikuar së fundmi një shkrim për Tiranën.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e shiti në rrjetet sociale si sukses të punës së tij këtë artikull që në fakt rezulton të jetë i financuar nga George Soros.



