E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit.- Pse heshtin PD-ja, Basha e Berisha ?!
Uncategorized

Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit.- Pse heshtin PD-ja, Basha e Berisha ?!

Nebil Cika
Gramoz RucI, ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste përgjegjës për dhjetar krime politike në shtator do të ulet në karrigen e kreut të Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi për herë të parë publikisht në Top Story me Sokol Ballën se Gramoz Ruçi është emri i përzgjedhur prej tij për të zënë karrigen e lënë bosh nga Ilir Meta.
Rama tha se është 100 përqind i bindur për këtë, por pritet vetëm vendimi i vetë Gramoz Ruçit.“Për mua 100 përlind po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha Kryeministri.
Por ndërsa Rama garantoi 100 % këtë vendim te përfolur të tij , PD-ja ne opozitë vazhdon te heshte edhe pas këtij deklarimi publik e zyrtar te kryeministrit gje qe e bën edhe me te dyshimte qëndrimin e saje ndaj qeverisjes Rama qe ka ndryshuar qe nga marrëveshja Basha- Rama para zgjedhjeve.
Emërimi i Rucit ne krye te parlamentit konsiderohet nga shume shqiptarë si një provokim e skandal politik nga me te mëdhenjtë e post diktaturës zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar te ish shefit te sigurimit te shtetit .
Dite me pare ish te përndjekurit politike antikomuniste ju drejtuan me një letër te hapur kryetarit te PD-se Basha , grupit parlamentar te PD ,deputeteve te sapo zgjedhur te Kuvendit te Shqipërisë, ambasadoreve te SHBA . BE dhe OSBE për te ndaluar zgjedhjen e kreut te policisë sekrete te diktaturës komuniste , por ende nuk ka pas një reagim publik prej tyre.
Qëndrimi i PD-së, kryetarit te sajë Basha dhe deputeteve te saje duket absurd dhe i dyshimte dhe përforcon lajmet për një koalicion te mundshëm qeveritar PD- PS . I pa shpjeguar mbetet edhe mosreagimi i ish kryeministrit Berisha i cili nuk ka reaguar fare për këtë skandal te rendë , ndërkohë që nuk ka lenë shkelje e abuzime edhe për shkelje ligjore nga më të vogla dhe ne fshatrat e humbura te Shqipërisë , pa denoncuar ne medie e rrjete sociale . Eshte apo nuk eshte më antikomuniste PD-ja

Si drejtues i Shoqatës Antikomuniste të të Perndjekurve Politikë të Shiperisë, kam një kërkesë për anëtarët, antikomunistë e të perndjekur politikë të PD-së. Në mungesë te nje reagimi zyrtar nga PD-ja, a mundi ty pyesni kandidatët per kryetar , Basha e Selami në takimet qe po beni me ta, ne kuadër te zgjedhjeve per kreun e PD: Çfarë mendojnë për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye te Kuvendit të Shqiperisë ?

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.