E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Granit Xhaka e rrëzon Federerin nga froni, shpallët sportisti me më ndikim në Zvicër
Sport

Granit Xhaka e rrëzon Federerin nga froni, shpallët sportisti me më ndikim në Zvicër

Futbollisti kosovar Granit Xhaka është zgjidhur sportisti me më ndikim në Zvicër, duke lënë prapa presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe tenistin e famshëm Roger Federer.

Kjo është hera e parë që 26-vjeçari i Arsenalit është votuar si personaliteti me më ndikim në Zvicër, epitet të cilin vitin e kaluar e mbante Roger Federer. Karakteri dhe puna e tij në vitin 2018 kanë bërë që Xhaka njerëzit dhe futbolli zviceran të përshkruhet përmes tij, shkruan gazeta e përditshme zvicerane “  Aargauer Zeitung”, përcjell Gazeta Express.

E përditshmja zvicerane shkruan se ndeshja e dytë e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës verës në Rusi, e ka ndryshuar shumë historinë e sportit zviceran. Së pari, festimi i golit të barazimit nga Xhaka, i cili e bëri shqiponjën dykrerëshe – që është simbol në flamurin kombëtar shqiptar – të cilën pas tij e bënë edhe bashkëlojtarët Xherdan Shaqiri, që shënoi golin e fitores, dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner. Por ishte Xhaka ai që e nxiti debatin e gjatë.

Sipas gazetës zvicerane, kuptimi i saktë i festimit me shqiponjë, qoftë politik apo shprehje gëzimi, nuk ka rëndësi. Fakti është se Xhaka ka shkaktuar tërmet në futbollin zviceran.

Po ashtu, gazeta e përmend edhe faktin sesi Xhaka ishte vendimtar në qëndrimin Vladimir Petkovic në stolin e ekipit kombëtar të Zvicrës. Pas Kupës së Botës shpërtheu debati për lojtarët me dyshtetësi në Zvicër. Sekretari i Përgjithshëm Alex Miescher i Federatës së Futbollit të Zvicrës, kishte ngritur pyetje nëse Zvicra duhej të mbështetej në lojtarë me origjinë të huaj. Përgjigja e Xhakës ndaj tij ishte: “Komentet e tij janë të kohës së gurit”, përcjell Gazeta Express.

Kjo bëri që Miescher të japë dorëheqje më vonë.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, shkruan gazeta zvicerane, Xhaka ka mundur lehtë ta nxisë shkarkimin e Petrovicit. Por, ai nuk e la në baltë trajnerin. Ai e bindi tërë ekipin të qëndrojë i bashkuar. Në vjeshtë, Zvicra e turpëroi Islandën 6-0, ndërsa Belgjikën 5-2. Dhe përsëri, Xhaka ishte figura kyçe.

Kjo tregon se Xhaka është bërë zë dominues në futbollin zviceran. Ai nuk e drejton Zvicrën thjesht vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.