E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/ Kapen 335 kg kanabis që vinte nga Shqipëria!
Bota

Greqi/ Kapen 335 kg kanabis që vinte nga Shqipëria!

Një sasi prej 335 kg kanabis është kapur ditën e sotme në zonën e Amfiloxia në Greqi, e cila vinte nga Shqipëria.

Policia e Selanikut ka arrestuar një 51-vjeçari grek të cilit iu gjet lënda narkotike brenda një furgoni me të cilin udhëtonte.

Sipas policisë greke, në zonën e Amfiloxisë është ndaluar një furgon që vinte nga kufiri greko shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara brenda mjetit, u gjetën 14 çanta që përmbanin 128 pako me 334.7 kg kanabis.

51-vjeçari i cili drejtonte furgonin u arrestua nga policia. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur por dyshohet se ai rezulton një pjesëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.