E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/ Policia gjen çekiçin me të cilin burri vrau gruan, trupin e saj e mbajti për 7 ditë në papafingo
Uncategorized

Greqi/ Policia gjen çekiçin me të cilin burri vrau gruan, trupin e saj e mbajti për 7 ditë në papafingo

Hetimet për vrasjen e frikshme të një shqiptareje në Ampelokipi të Greqisë nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar vijojnë ende.

Sipas informacioneve të fundit, është gjetur çekiçi me të cilin 39-vjeçari ka goditur gruan para se ta mbyste përfundimisht.

Sipas medias vendase, 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.

Siç u bë e ditur dje, pasi e ka goditur me çekiç gruan, më pas 39-vjeçari e ka mbytur.

Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Lëvizja e tij e parë ishte, sipas burimeve të informuara, të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre.

Kur fëmijët e tyre u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Kur fëmijët më në fund duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar.

Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites së djeshme me efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje duke ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me copë dhe plastikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.