E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Grerëza e zezë”, droni 32 gramësh që ndihmon ushtrinë amerikane
Bota

“Grerëza e zezë”, droni 32 gramësh që ndihmon ushtrinë amerikane

Dronet janë një risi teknologjike që vitet e fundit janë përhapur shumë.

Mirëpo një lloj i ri po përdoret nga ushtria amerikane për t’u futur në zona ku nuk ka mbulim satelitor.

Këto lloj dronesh quhen “Black Hornet”, ose Grerëza e Zezë dhe janë dronët më të vegjël në botë që do të përdoren nga ushtria amerikane.

Droni peshon vetëm 32 gram, është i pajisur me kamera termike, që diktojnë nxehtësinë, dhe që mund të përdoret nga ushtarët pasi të jenë futur në zona të veçanta.

Black Hornet arrin të fluturojë për dy kilometra, me 21 kilometra në orë, duke u dhënë ushtarëve informacion të plotë e në kohë reale për se sa armiq mund të ketë rrotull, brenda kësaj distance.

Këta lloj dronësh janë testuar nga ushtria amerikane gjatë dy viteve të kaluara dhe me sa duket ushtarëve u kanë ndihmuar aq shumë sa që qeveria ka lidhur një kontratë me kompaninë prodhuese “Flir” për të vazhduar bashkëpunimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.