E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gruaja më la mua e 9 fëmijët për të dashurin e ri afrikan”
Uncategorized

“Gruaja më la mua e 9 fëmijët për të dashurin e ri afrikan”

Dashuria, edhe kur është virtuale, na bën të bëjmë gjëra nga më të habitshmet.
Një britanik tha se ka mbetur i shkatërruar pasi gruaja e la atë dhe nëntë fëmijët e tyre për të dashurin afrikan, të cilin e njohu në FB.

Andy Hepworth tha se mbeti zemërthyer pasi bashkëshortja e tij, Heidi tashmë jeton me të dashurin e ri.

Ajo thotë se kërkon divorcin, duke shtuar se e ardhmja e saj është me Mamadou Hallow, 30 vjeç.

Andy, 44 vjeç, thotë: “Është kriza e moshës së mesme. Ajo nisi të shkonte në palestër, të bënte tatuazhe, vishte fustane dhe bënte solar. Ajo ishte një mama e mirë dhe e dashur, por tani duket sikur një alien i ka pushtuar trupin”.

“I kanë bërë lavazh truri”.

Heidi nuk kishte qenë kurrë më parë jashtë deri kur fluturoi për në Gambia, që të takohej me të dashurin e ri.

Një fqinj, duke pasur frikë për tre fëmijët më të vegjël, 6, 9 dhe 11 vjeç, lajmëroi policinë.

Tani policia thotë se fëmijët po qëndrojnë me motrën e madhe.

Heidi thotë se i dashuri nuk po e shfrytëzon për të marrë pasaportë angleze.

“Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gjeja njeri më të mirë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.