E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Guvernatori Sejko, takim me delegacionin e BB/ Ja si vlerësohen politikat e BSH në raport me stabilitetin financiar dhe bankat gjatë pandemisë
Publik News

Guvernatori Sejko, takim me delegacionin e BB/ Ja si vlerësohen politikat e BSH në raport me stabilitetin financiar dhe bankat gjatë pandemisë

i fundit i është bashkuar BB-së në vitin 2005 dhe pasi ka përfunduar me sukses misionet në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi, do të fillojë nga detyra në Shqipëri, nga data 1 korrik 2021.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë zj. Maryam Salim, e cila po përfundon me sukses mandatin e saj 4-vjeçar si përfaqësuese e përhershme e BB në Shqipëri.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i drejtoi një falënderim të veçantë për zj. Salim, për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve dhe disa iniciativave specifike të ndërmarra në fushat e reformimeve programore dhe politike.

Një falënderim i veçantë ju drejtua nga Guvernatori Sejko edhe Bankës Botërore, për asistencën teknike që i ka ofruar Bankës së Shqipërisë, kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Takimi

Në vijim, Guvernatori kreu një ekspoze të panoramës ekonomike në vend të fokusuar në ndikimin e pandemisë në ecurinë ekonomike, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen. Ai prezantoi më tej masat e marra nga Banka e Shqipërisë në përgjigje të goditjes së krijuar nga pandemia, ku mund të përmendet rritja e stimulit monetar, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit, si dhe ndryshimet në kuadrin rregullator, të cilat patën për qëllim lehtësimin e shtyrjes së përkohshme të pagesës së kësteve dhe ristrukturimin e kredive bankare për klientët në vështirësi.

Përfaqësuesit e BB-së vlerësuan pozitivisht politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë në përgjigje të situatës së krijuar nga COVID-19, si dhe për kontributin e saj në reduktimin e kredive me probleme, në përmirësimin e ambientit të kreditimit e kuadrit mbikëqyrës e rregullator, dhe përafrimin e tij me standardet më të mira ndërkombëtare. Më në veçanti u vlerësuan politika e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit dhe shëndetit të bankave, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat u përball Shqipëria gjatë periudhës së pandemisë dhe më herët.

Gjithashtu, ata përgëzuan Guvernatorin Sejko për angazhimin e shprehur gjatë zbatimit të projekteve të përbashkëta, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Nga ana e tij, Salinas u shpreh se do të angazhohet që programet e asistencës teknike dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërinstitucional të vijojnë të zbatohen me sukses edhe gjatë mandatit të tij.

Në përfundim, bashkëbiseduesit diskutuan mbi projektet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë, të cilat mund të mbështeten nëpërmjet asistencës teknike të ofruar nga Banka Botërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.