Hajdut Gjiknuri dhe ndrikull Reformato, bëjnë presion pedagogëve
Ish kryeministri Berisha ka reaguar në një shenim në facebook pas tentativave të shumta të qeverisë dhe shërbëtorve të saj për të shuar protestën e stduentëve.
Ai denoncon tentauven e “Hajdut Gjiknurit dhe Ndrikull Reformato!” të cilët, sipas tij, “në kundërshtim me çdo ligj, marrin guximin dhe shkojnë dhe ju bëjnë presion pedagogëve në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit për grevën e misionit historik të studentëve”.
Ja postimi i plotë:
Hajdut Gjiknuri dhe Ndrikull Reformato perdhosin Universitetin!
Të dashur miq, në kundërshtim me çdo ligj, këto dy figura të diskretituara marrin guximin dhe shkojnë dhe ju bëjnë presion pedagogëve në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit për grevën e misionit historik të studentëve.
Ky është një dhunim flagrant i autonomisë së universiteteve dhe shkelmim i të drejtës demokratike të grevës.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të ulët, u bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të mos pranojnë në takim zyrtarë të shpëlarë të tipit të hajdut Gjiknurit dhe ndrikull Reformatos. Pranimi i tyre është përdhosje e universitetit dhe autonomisë së tij. sb

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



