E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdutët në Angli i bëjnë realitet skenat e filmave (VIDEO)
Bota

Hajdutët në Angli i bëjnë realitet skenat e filmave (VIDEO)

Grabitja spektatolare

Skena që duken si të dalë nga një film aksion janë regjistruar në qytetin Milton Keynes në Angli, ku disa hajdutë të maskuar kanë vjedhur një bankomat duke përdorur një eskavator.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa banorët e tronditur filmuan momentin kur eskavatori shkatërron murin e një supermarketi, nxjerr bankomatin dhe e tërheq zvarrë në mes të rrugës.

Pas disa sekondash “operacion perfekt”, hajdutët të veshur me kapuçë e doreza ngarkojnë bankomatin në një kamion dhe zhduken me shpejtësi nga vendngjarja.
Sipas policisë, bankomati u gjet më vonë i braktisur, ndërsa autorët janë ende në kërkim.

Policia lokale ka hapur hetimet dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të ndihmojnë me informacion, por banorët në rrjetet sociale kanë shpërthyer në ironi:

“Në Angli nuk marrin më hua, marrin drejtpërdrejt bankën!”,
– shkroi një komentues në X (ish-Twitter).

Të tjerë vunë në dukje “profesionalizmin” e grabitësve, ndërsa kujtuan se shumica e bankomateve moderne janë të pajisura me sisteme sigurie që spërkasin me bojë paratë, duke i bërë të papërdorshme për hajdutët.

Një vjedhje spektakolare, që siç thonë vetë britanikët, “mund të ishte xhiruar drejtpërdrejt për Netflix”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.