E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga Ushtria e Kosovës
Bota

Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga Ushtria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një betim të madh sot në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur ai shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga vendimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Mirëmëngjes miq,- shkruan Haradinaj në Fb, – edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.

Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”

Sot Kuvendi i Kosovës do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës./ar.sh/SYRI.NET

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.