E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj i prerë:Mogherini dhe Hahn dëmtuan Kosovën e rajonin
Bota

Haradinaj i prerë:Mogherini dhe Hahn dëmtuan Kosovën e rajonin

Ramush Haradinaj, është shprehur me tone të ashpra për përfaqësuesen e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini dhe për komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas Haradinajt, të dy zyrtarët e lartë kanë dëmtuar Kosovën dhe të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka treguar se nëse ata nuk do të kishin biseduar për çështjen e kufijve dhe territoret, sot Kosova dhe Serbia mund të kishin arritur një marrëveshje.

“Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han a kanë humbur 1 vit BE – së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë”-theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.