E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj: Nga sot, kufiri i Kosovës drejt Shqipërisë nuk ekziston
Bota

Haradinaj: Nga sot, kufiri i Kosovës drejt Shqipërisë nuk ekziston

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nga sot kufiri i Kosovës drejt Shqipërisë nuk ekziston.

“Është në interes të Kosovës dhe Shqipërisë që të ruajmë dhe avancojmë partneritetin bilateral mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Në këtë frymë, sot isha i nderuar të merrja pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në principin e IBM-it dhe rrugës tonë të përbashkët Europiane”.

Ai ka treguar se nga sot nuk ka më kifinjë mes Kosovës dhe Shqiperisë.

“Nga sot, kufiri i Kosovës drejt Shqipërisë nuk ekziston. Do të kemi vetëm një ndalje të përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe në Mars të vitit qe po hymë, do të përfundojë edhe faza e dytë e heqjes së plotë të kufirit Kosovë – Shqipëri, i bazuar në parimet e Schengen-it. Urime Kosovë, Urime Shqipëri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.