E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj për kufijtë: Pallavra! Askush s’ta fal Preshevën!
Bota

Haradinaj për kufijtë: Pallavra! Askush s’ta fal Preshevën!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri rreth mundësisë së shkëmbimit të territorit me Serbinë, dhe rreth korigjimit të kufijve me shtetin serb. Haradinaj ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korigjimin e kufijve mes dy vendeve.  Ai ka thënë se Thaçi nuk ka mandat për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj.

“Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës”, ka thënë Haradinaj. “Çka po kujtojmë se krejt budallë jemi në këtë vend a, tash po ta fal dikush Preshevën a, këto janë pallavra”, është shprehur Haradinaj.

I pytur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova.

“Çka me ba me shqiptarët e Preshevës, le të forcohet Shqipëria, le të forcohet Kosova, shqiptarët kudo që janë kanë me jetu si zotni”, ka thënë Haradinaj në RTV21.

Haradinaj ka shtuar se Kosova nuk duhet të ndryshojë qëndrimin e saj vetëm e vetëm që ta njohë Serbia pavarësinë e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.