Helmimi i spiunit, Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë
Rusia do të dëbojë 23 diplomatë britanikë në kulmin e tensioneve për sulmin me agjent nervor të një ish-spiuni dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe, njofton BBC.Ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatë rusë.
Ata u urdhëruan të largoheshin pas incidentit në Salisbury për të cilin qeverita britanike ka fajësuar Rusinë.
Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të cituar nga AFP tha se stafi diplomatik britanik duhet të dëbohej brenda një jave!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



