E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heshtja zgjedhore, qytetarja në Bulqizë denoncon skandalin: Drejtori i Sigurimeve Shoqërore më ofroi para në këmbim të votës, më mori kartën e ID-së (VIDEO)
Sot

Heshtja zgjedhore, qytetarja në Bulqizë denoncon skandalin: Drejtori i Sigurimeve Shoqërore më ofroi para në këmbim të votës, më mori kartën e ID-së (VIDEO)

Qytetarja Gjyle Krosi ka denoncuar në ‘News24’, se drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, Klodian Reçi i ka kërkuar kartën e identiteti pak orë para zgjedhjeve të 14 majit.

Capture

Krosi deklaron se zyrtari Reçi i ka thënë se karta e identiteti do t’i kthehet kur ajo të votojë dhe se në këmbim të votës i ka ofruar para.

“Kur vish të japësh votën do të jap lekët më ka thënë. Kartën e identitetit e ka Klodian Reçi. Unë i thashë që më duhet karta, por më tha se kur të vish tek vota do ta jap. Edhe pse i thashë se nuk votoj. Shihni se si jam unë. Karta është e imja, por ma mori”, ka thënë ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.