Hetimet e SPAK dhe kërkesa për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, Tabaku bën thirrje: Ja pse duhet të vijohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi
Deputetja e PD-, Jorida Tabaku, njëherazi edhe kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët teksa i ka cilësuar të pamjaftueshme urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK për inceneratorin e Fierit, i ka bërë thirrje që të vërë në pranga edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashi.
“Pra përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara. Në inceneratoerin e Fierit që të jetë e plotë me përgjegjësi të plotë duhet njëkohësisht dhe sipas kallëzimit që PD ka bërë të vazhdohet dhe me shtetasin Armando Subashi”, tha Tabaku.
Thirrja e Tabakut ndaj SPAK për arrestimin edhe të Armando Subashit bazohet në njoftimin që ka shpërndarë këtë të martë Prokuroria e Posaçme, e cila ka zbardhur skemën e veprimeve të kundraligjshme për inceneratorin e Fierit nga ana e deputetit Alqi Bllako.
Në njoftimin e SPAK thuhet se “në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.
Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060(dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj”.
Por Tabaku thekson se për shpronësimin e tokës, ka pasur propozim nga kryetari i Bashkise Fier.
“Pyetja është kush propozoi truallin? Kryetari i bashksë Armando Subashi. Ka pasur tre prpopozime për shpronësime trualli, në fund lëvizi me vendndodhjen e fundit ku ishte dhe grupi i deptuetëve për të parë nëse kishte incenerator, me propozimin e kryetarit të Bashkisë kemi vërtetuar e provuar me propozimin e Subashit është përgatitur vendimi i Këshillit të Ministrave”, tha Tabaku ne konferencen per mediat.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco