Himarë/ Grabiti një grua në shëtitoren, arrestohet fieraku
Policia e Himarës njoftoi se ka arrestuar një 41-vjeçar nga Fieri për grabitje me dhunë të portofolit dhe bizhuterive të një gruaje në qytetin e Himarës. Personi ka pasur precedentë penalë për grabitje dhe vjedhje të tjera në të kaluarën. Gjatë operacionit “Pocket”, u sekuestruan sendet e vjedhura si prova materiale dhe vijon puna për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund t’i atribuohen këtij shtetasi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



