E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e 6-vjeçares që kujdeset për të atin e paralizuar ndërsa nëna i ka braktisur…
Bota

Historia e 6-vjeçares që kujdeset për të atin e paralizuar ndërsa nëna i ka braktisur…

Ndodh shpesh që në kohërat më të vështira të jetës sonë ne kuptojmë se kemi dhe një anë të fortë dhe guximtare.

Dhe kjo vajzë gjashtëvjeçare në Kinë ka treguar një këmbëngulje të madhe pas një aksidenti të tmerrshëm automobilistik që ndryshoi fatin e familjes së saj një herë dhe përgjithmonë.

6-vjeçarja, Jia Jia është kthyer në fenomen në Kinë pasi prej 2 vitesh kujdeset e vetme për babanë e paralizuar. Nëna i ka braktisur.

E përballur me situatën e vështirë, vajza e vogël filloi të kujdesej për babanë e saj të shtruar në shtrat në shtëpinë e tyre në Provincën Ningxia, pavarësisht faktit se ajo ishte vetëm një fëmijë i vogël.

Vajza zgjohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit për të masazhuar muskujt e të atit Tian Haicheng për gjysmë ore, më pas i pastron dhëmbët dhe fytyrën. Pasi ka mbaruar me të atin, ajo niset për shkollë.

Haicheng mbeti i paralizuar pas një aksidenti të rëndë me makinë, ndërsa pas ngjarjes, bashkëshortja mori djalin e madh dhe e braktisi duke e lënë vetëm me vajzën e vogël.

Edhe pse është shumë e vogël për të marrë vesh nga përgjegjësitë, Jia shprehet se ajo nuk ndihet kurrë e lodhur duke ndihmuar babnë e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.