Historia personale e deputetit Agron Shehaj me fëmijën me sindromën Down
Ai është një nga deputetët më të rinj të Partisë Demokratike. Biznesmen i suksesshëm edhe jashtë Shqipërisë, por askush nuk ka arritur të zbulojë më shumë për jetën e tij personale.
Angazhimi i tij për fëmijët e prekur nga sindroma Down, është një prej historive të bamirësisë që askush nuk e dinte më parë. Është faqja e Down Syndrome Albania, e cila ka bërë publike historinë e angazhimit të deputetit demokrat. Mësohet se angazhimi i deputetit Agron Shehaj pranë
Fondacionit Down Syndrome Albania është e hershme, që prej themelimit. Por kush ishte shkaku që Agron Shehaj u bë një prej donatorëve kryesor të Fondacionit?
Një mik bëri që të ndihmohen me dhjetëra fëmijë:
Vetë postimi i Down Syndrome Albania tregon gjithshka:
Intercom Data Service Group është donator i shërbimeve terapeutike në Fondacionin tonë që prej 2014. Historia pas kësaj mbështetje:
DSA sapo ishte ishte themeluar. Kolegut të Agronit i lindi fëmija i parë me sindromën Down. Kur Agroni mësoi për këtë lajm, ai e pyeti kolegun e tij Çfarë mund të bëj për ju dhe fëmijën tuaj për t’ju dhënë mbështetjen e duhur?”. Kolegu i tha Agronit “Nëse mundesh, mbështet shërbimet e Fondacionit Down Syndrome Albania, pasi ne aty kemi gjetur shërbimet e nevojshme për fëmijën tonë”.
Dhe kështu që prej 2014, Z. Agron Shehaj është donatori i parë dhe më i madh aktualisht i Down Syndrome Albania përmes kompanisë së tij, IDS. Faleminderit nga zemra Agron 🙂 Do të të jemi mirënjohës, përjetë!!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


