E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hoqi flamurin turk në plazh,  lirohet pas 21 ditësh nga Apeli i Durrësit
Sot

Hoqi flamurin turk në plazh, lirohet pas 21 ditësh nga Apeli i Durrësit

48-vjeçari Shpetim Sefa pak ditë më parë hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi atë në det. Më pas ai publikoi në rrjetin e tij social videon ku dukej duke hedhur falmurin në det, çka solli edhe reagimin e autoriteteve. Sefa u arrestua për nxitje të urrejtjes dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Në kullat e vrojtimit, vetë pronarët që paguajnë për hapësirat publike në plazh vendosin flamuj të shteteve të ndryshme sipas dëshirës. Megjithatë flamuri turk pranë Shqipërisë dhe Kosovës duket se nuk i ka pëlqyer pushuesit, i cili është ngjitur për ta hequr.

Statudi i plotë i

Ylli Manjani

Zotëria që u arrestua për atë muhabetin e leckës me ngjyra flamuri turk në plazh, qënka liruar dhe pa asnjë akuzë penale.

Normalisht nuk kishte si të akuzohej për atë budallëk. Arrestimi i tij ishte fund e krye I PALIGJSHËM.

Më vjen mirë që Gjykata e Apelit Durrës e ka konstatuar këtë PALIGJSHMËRI. Mesaduket gjykata e faktit atje nuk e ka pavarësinë e duhur nga Policia…!!☹️

Mesa kuptoj nga kjo sorollatje polici-Prokurori-Gjykatë e shkallës së parë-Gjykatë Apeli, personi është mbajtur në paraburgim për 21 ditë pa faj e pa shkelur asnjë ligj të shtetit!

21 ditë paraburgim për një leckë me ngjyrë që policia politike e quajti flamur ceremonial! Kulmi!

E gjithë toga e policëve dhe drejtuesit e tyre aë urdhëruan atë arrestim duheshin marrë nën përgjegjësi penale të menjëhershme! Por kjo funksionon vetëm në shtetet demokratike.

Nejse, zotëria që vuajti për një gjest kurajoz në fund të fundit, ta gëzojë pafajsinë!

Nuk po hyj këtu të analizoj kostot individuale që kësaj poshtërsie, sepse nuk më pushon helmi. ☹️

Është ai lloj helmi që të jep pezm nga mungesa e shpresës se mund të marrësh drejtësinë që të takon shpejt e pa kosto…☹️

Por personi ta gëzojë Pafasinë dhe për mua është i nderuar që bëri një reagim qytetar, pavarësisht kostove.

Emri i Tij është Shpëtim Sefa.

Faleminderit Shpëtim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.