Humb jetën marinari gjerman në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e detit të Vlorës.
Mësohet se një marinar gjerman ka humbur jetën këtë të diel në Vlorë.
Bëhet e ditur se 42-vjecari Michael Scherer ka pësuar infarkt në det, teksa ka qenë duke lundruar me jahtin e tij.
Ndonëse ambulanca ka shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë, marinari fatkeqësisht ka qenë pa shenja jete.
Gjermani është marrë nga jahti dhe është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


