E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hyrrem dhe Kahraman, në një dashuri “të rrezikshme” pasioni
Uncategorized

Hyrrem dhe Kahraman, në një dashuri “të rrezikshme” pasioni

Aktorja e njohur turke për rolin e Hyrremit në serialin e famshëm “Sulejmani i madhërishëm”, është bërë pjesë e një projekti të ri në Turqi që shumë shpejt do të nisë transmetimit në ekran.

Së bashku me Özcan Deniz, aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja”, dhe Asli Enver, Meryem Uzerli (Hyrrem), ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë xhirimeve ditët e fundit.

Siç e përshkruan Asli Enver, aktorja kryesore e filmit ‘Other Party’, që do të shfaqet në kinëma më 8 dhjetor, Meryem Uzerli është duke punuar shumë fort dhe duke më të mirën e saj.

Por meraku më i madh i Enver ishin pikërisht skenat e dhunshme e me gjak, të cilat nuk janë përjetuar mirë nga ato. Uzerli luan rolin e Sara-s në film, një personazh që dëshiron me çdo kusht të ndalojë një person tjetër që kërkon t’i marrë dashurinë: “Jam ndier shumë keq kur kam parë veten të mbuluar me gjak. Pata marramendje, sidomos në skenën te stalla dhe varrezat. Nuk ishin xhirime të lehta”, – tha Uzerli pas xhirimeve të filmit, të cilat e kthyen në ekran pas një kohe të gjatë pushimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.