E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I bllokoi gomën gabim qytetarit, polici bashkiak dënohet me burg
Uncategorized

I bllokoi gomën gabim qytetarit, polici bashkiak dënohet me burg

 Image result for polici bashkiakDënohet me 4 muaj burg për shpërdorim detyre një punonjës i Policisë Bashkiake, i akuzuar nga një qytetar për bllokim të padrejtë të gomës së automjetit në një vend parkimi në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale A.Gj., efektiv i Policisë Bashkiake, është dënuar me burg e më pas ky dënim është konvertuar në 8 muaj me kusht. Ai është akuzuar për ngjarjen e ndodhur në qershor 2016 nga një qytetar në Tiranë.

Sipas Prokurorisë, më 28 qershor 2016, ora 17:30, kallëzuesi kur ka dalë nga banesa rreth orës 19:30, ka konstatuar se nga Policia Bashkiake, në xhamin e makinës së tij ishte vendosur një fletë gjobë, si dhe ishte vendosur një bllokues gome.

“Lidhur me këtë fakt, pavarësisht se gjoba ishte vendosur në kundërshtim me ligjin, pasi makina ishte e parkuar në vend ku lejohej parkimi, kallëzuesi ka paguar gjobën prej 3000 lekësh brenda ditës, sikurse rezulton nga mandati i pagesës”, bën me dije akuza.

Sipas saj, pasi ka paguar gjobën, kallëzuesi është kthyer te vendi ku kishte parkuar, në pritje që Policia Bashkiake të hiqte bllokuesin e rrotës së makinës dhe të përdorte sërish mjetin, por Policia Bashkiake nuk ka ardhur për të liruar mjetin as atë ditë dhe as ditët në vijim deri më datë 1 korrik.

“Për këtë kallëzuesi ka paraqitur ankim administrativ pranë Bashkisë Tiranë, për faktin se gjoba ndaj tij ishte vendosur në kundërshtim me ligjin, për sa kohë që parkimi ishte bërë në vendin e lejuar, si edhe për faktin që edhe pse ka paguar gjobën, bllokuesi i është hequr vetëm pas tri ditësh”, bën me dije Prokuroria.

Sipas saj, lidhur me këtë kallëzim, nga ana e Policisë Gjyqësore u administruan kopje të fletës së gjobës dhe mandatarkëtimit të pagesës së gjobës të datës 28.06.2016, si dhe të ankimit administrativ në Bashkinë e Tiranës, datë 30.06.2016. Në këtë ankim, shtetasi i dëmtuar ka kundërshtuar vendosjen e kësaj gjobe për shkak se nuk ka shkelur asnjë rregull, nuk ka zënë ndonjë hapësirë publike, dhe ka parkuar në vendparkim të lejuar, brenda vijëzimeve të parkimit të shënuar nga Bashkia e Tiranës.

Përpos pretendimeve të ligjshme të kallëzuesit, të parashtruara në ankim, deklarimeve të tij në kallëzimin penal, faktin e vendosjes së gjobës ndaj kallëzuesit në kundërshtim me ligjin e provojnë edhe fotografitë e vendit të ngjarjes”, thuhet nga Prokuroria. Sipas saj, pasi është kërkuar informacion nga Policia Bashkiake lidhur me sa parashtrohet në këtë kallëzim, me shkresë, salla operative ia ka kaluar ankesën grupit të Sektorit të Sigurisë Rrugore me kod radio 13/8.

Rreth orës 20:00 të po asaj dite, qytetari ka paguar masën administrative. Salla operative ia ka kaluar sërish targën për zhbllokim grupit 13/8 që kishte bllokuar gomën, por duke u bazuar në raportin e shërbimit të bërë nga policët, thuhet se zhbllokimi nuk është bërë pasi për arsye të ngarkesës në punë kishin harruar të hiqnin bllokuesin. Veç dënimit në gjykatë, polici më- sohet se ka marrë edhe masë disiplinore “vërejtje”, me motivacion “moskryerje si duhet e detyrës funksionale të ngarkuar me ligj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.