I dashur shqiptar! Është koha të zgjedhësh ku do të jesh
Kur sundonte Roma u bëmë më romakë se romakët.
Kur sundonte Bizanti u bëmë më bizantinë se bizantinët.
Kur sundonin Osmanët u bëmë më osmanë se osmanët.
Këto ishin mbase lëvizje të detyruara për t’i mbijetuar stuhive të perandorive të mëdha. U organizuam si popull dhe vendosëm të marrim masa për shpëtim. Kjo është arsyeja përse sot shqiptarët nuk janë asgjë nga të sipërpërmendurit, pavarësisht se cfarë deklarohen. Ata nuk duan asnjë, thjesht bëhen me atë që u garanton, bukë, pushtet dhe seks.
Politikanët tanë në epokën post perandorake dhe pas themelimit të shtet-kombeve.
Kur ishin komunistët u bëmë më komunsitë se komunistët.
Kur ishin amerikanët u bëmë më amerikanë se amerikanët.
Kush ishin demokratët u bëmë më demokratë se demokratët.
Kur ishin republikanët u bëmë më republikanë se republikanët.
Ne kohen e psikopatit, Luftë kundër imperializmit amerikan, luftë kundër revizionizmit jugosllav, luftë kundër social-imperializmit rus dhe kundër trebotistëve kinezë.
Lajk tek biden, lajkt tek Trump.
Tani që po ngrihet Kina e kanë hedhur një këmbë në Pekin.
Lajk tek statusi që shan Biden, like tek statusi që shan Trump.
Faleminderit z. President atij, faleminderit z. President këtij.
Foto me këtë president, foto me atë president.
Politikanë ordinerë, larva politike hajdute, të vjella kulturore, gëlbaza identitare, krimba pa bosht, insekte pa shtyllë kurrizore, miza pa ideologji, kërminj që prodhojnë vetëm jargë, neveri e vrer dhe përballë tyre një popull që i pështyn nga mëngjesi në darkë kafeneve dhe pastaj u bëjnë love në Fejsbuk. Një popull plotësisht i neveritur që nuk po di si të shpëtojë prej tyre. Një gjë është e sigurtë:
Nuk shpëtojmë dot të gjithë prej tyre sepse kjo është e pamundur. Do të shpëtojnë vetëm ata që nuk u ngjajnë atyre.
Kjo më kujton një citim perlë (qe percakton tre dimensionet e moralit te qenies) të transmetuar nga Jezu Krishti kur thotë:
“Bëhu i nxehtë si zjarri, ose i ftohtë si akulli, por mos u bëj i vakët, të të vjellë stomaku im!”
Eshte koha, i dashur shqiptar te zgjedhesh ku do te jesh, tek keto tre gjendje!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



