E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dashuri e braktis, ajo e vret, pastaj e gatuan me oriz
Bota

I dashuri e braktis, ajo e vret, pastaj e gatuan me oriz

Hakmarrja makabre: Ai e la, ndërsa ajo e vrau, e copëtoi, dhe një pjesë të trupit e gatoi me oriz.

4122504_1401_uccide_fuidanzato_cucina

Një grua marokene, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije, akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Ky i fundit raportohet se e kishte lënë, pasi ajo e kishte mbështetur financiarisht gjatë marrëdhënies së tyre shtatëvjeçare. Ai donte të martohej me një grua tjetër. Këtë nuk priti mirë e dashura e tij, e cila e vrau tre muaj më parë, por nuk u arrestua derisa dhëmbi i burrit u gjet në “blenderin” në banesën e gruas.

Për autoritetet, ajo pranoi se trupin e zhduku me ndihmën e një miku, duke lënë mënjanë disa pjesë nga mishi i tij, që më pas e griu në një blender.

Pastaj e gatoi dhe ua shërbeu punëtorëve pranë banesës së saj, në një pjatë me oriz dhe mish të njohur si “machboos”.

Zhdukja e burrit kishte ndritur dyshime të i vëllai i tij. Ai shkoi në shtëpinë e të dashurës së tij, e cila pretendonte se e kishte dëbuar prej aty. Por, në banesë gjeti një dhëmb dhe lajmëroi policinë. Testi i ADN-së konfirmoi se dhëmbi ishte i djalit të zhdukur.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.