I GJALLË FALË IPHONE, SMARTFONI NDAL SHIGJETËN QË PËR PAK IU NGUL NË ZEMËR
Një djalë në Australi është me fat të jetë gjallë, falë telefonit të tij iPhone.
Incidenti i çuditshëm ndodhi në New South Wales të Australisë, kur djali kishte dalë me makinën e tij për të shkuar në punë, por rrugës vuri re një person të armatosur me hark e shigjeta.
Policia thotë se duke qenë që kjo ishte një pamje e pazakontë, ai ndaloi makinën, zbriti dhe nxori smartfonin t’i bënte një fotot autorit, raporton newsbomb.al. Por autori, një aziklërkues 39-vjeçar, mesa duket u inatos nga ky veprim dhe e qëlloi me shigjetë. Për fat të tij, shigjeta qëlloi dhe ngeci në smartfon.
Policia e arrestoi në vend autorin i cili tashmë akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




