E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I keqardhur që gazetarët shqiptarë u bllokuan në kufi,  Rama: Kjo nuk do të ndodhte kurrë me gazetarët grekë
Lajme

I keqardhur që gazetarët shqiptarë u bllokuan në kufi, Rama: Kjo nuk do të ndodhte kurrë me gazetarët grekë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e ndodhur në kufi me gazetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar duke mos u lejuar të kalojnë në shtetin fqinj për takimin e sotëm të Ramës. Rama u shpreh se kjo ishte një situatë absurde dhe nuk do t’i ndodhte kurrë asnjë gazetari grek në kufi të Shqipërisë.

“Shpreh keqardhjen të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohura për ne. Dua të falenderoj ministrin e Jashtëm për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situate absurde që nuk ka ndodhur dhe s’mund t’i ndodhë asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.