“I pashë shenjat e thikës në trup”, e dashura e Stivenit tregon për sherrin me Arbër Murataj
Aksel Hoxha dhe Enzi Maze janë lënë në burg pasi akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi.
I riu ishte duke u kthyer nga puna bashkë me një mik të tij, kur dy 18-vjeçarët i bënë pritë dhe e vranë me thikë.
Por në këtë vrasje nuk janë të përfshirë vetëm dy të rinjtë. Policia dje ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin Arbër Murataj pasi dyshohet se ka dhënë porosinë për sulmimin dhe vrasjen e Toshkëzit. Këta, dy javë para se të ndodhte ngjarja e rëndë ishin konfliktuar pranë Rrugës së Elbasanit, dhe Murataj e kishte kanosur me thikë.
Ky version mbështetet edhe nga e dashura e Stivenit, e cila ka treguar në polici sherrin mes tyre. Ajo thotë se i dashuri, Stiveni i ka treguar shenjat e thikës që kishte në trup për shkak të sherrit me Arbër Murataj.
Edhe pse tensionet mes tyre ishin rritur shumë, 20-vjeçari nuk kishte zgjedhur ta denonconte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



