I perhershëm si e përkohshmja Arta Marku
Oerd Bylykbashi

Sot u bënë plot 6 muaj që kur Arta Marku, nën çadër, në mes te tymit, vuri dorën të betohej mbi Kushtetutë si Prokurore e Pergjithshme e Perkohëshme edhe pse Kushtetuta nuk njeh një PPP.
Thanë që do të qëndronte vetëm një apo dy muaj sa të zgjidhej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por ky këshill as ka ndërmend të zgjidhet për shumë kohë. Dhe pa KLP nuk ka Prokuror të Përgjithshëm me mandat 5-vjeçar.
Opozita propozoi amendament kushtetues që ta fuste këtë punë në hulli kushtetuese. Por ata në PS që bene çorbë reformën në drejtësi, thanë se deri sa të hynte në fuqi amendamenti kushtetues, do të ishte zgjedhur Prokurori sipas Kushtetutës ndaj nuk duhej. Amendamenti do kishte hyrë dy hërë në fuqi deri më sot, por as KLP nuk kemi e as Prokuror me mandat kushtues 5 vjecar nuk kemi.
Dhe Arta Marku rri e vështron yjet, me dilemën: më mirë i Përkohshëm pa afat, apo i Përheshëm me afat 5 vjeçar? Mah, nuk e di, po pyes njëherë Kryeministrin a i duhem akoma…
Ndërkohe trafiqet vazhdojnë, Tahiri është i lirë, hetimet për Habilajt dhe Xhafajt nuk dihet ku janë, ministrat e korruptuar flenë si qengja, Erioni ia jep Teatrin Kombëtar privatit që të bëjë pallat e ta shesin bashkë, dhe Rama qeveris pa atë gjembin që quhet Gjykatë Kushtetuese. Tranzicion i përhershëm si gjithmonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



