E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vunë eksploziv hotelit Viktoria, SPAK zbardh emrat e atentatorëve
Lajme

I vunë eksploziv hotelit Viktoria, SPAK zbardh emrat e atentatorëve

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 30 Majit 2020, ku rreth orës 22:35 ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer përballë Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

ramazan rraja

Mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, babai i Ervin Matës dhe pas kësaj ngjarje qëndron Ramazan Rraja si edhe shtetasit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Sipas SPAK, Ramazan Rraja ka siguruar një automjet tek njohjet e tij shoqërore në Durrës dhe ka dërguar një nga të afërmit e tij për ta marrë makinën për të realizuar hedhjen e sasisë së eksplozivit në hotel “Victoria”.

“Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë)”, informon SPAK.

Gjithashtu shpjegon se: “Ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.