E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I zuri  LEDWall-i poshtë gjatë festës vajzat maturante në Tiranë, reagon mësuesja e shkollës: Janë mirë shyqyr Zotit
Lajme

I zuri LEDWall-i poshtë gjatë festës vajzat maturante në Tiranë, reagon mësuesja e shkollës: Janë mirë shyqyr Zotit

https://publiktv.live/video-pamje-te-renda-ledwall-i-ze-poshte-vajzat-maturante-lendohen-rende/

Në një video të publikuar dje shihej se si disa vajza maturante të shkollës “Sarina 2002” në Tiranë, u lënduan pasi Led-Wall-i nga pas, u shkëput dhe ra sipër tyre. Pas rënies, vajzat shihet që shemben në tokë, dhe menjëherë vajzat u dërguan te spitali i Traumës.

Pas publikimit të videos, ka reaguar një mësuese e shkollës e cila bën me dije se vajzat janë shumë mirë dhe se atë ditë, pavarësisht çdo gjëje, maturantët gjetën forcën për të përmbyllur si duhet një moment të rëndësishëm për jetën e tyre.

Mësuesja:

Pershendetje. Une jam mesuese e shkolles dhe po ua nis kete video per te treguar se cfare force paten ata maturante, prindrit e tyre dhe te gjithe ne per ta mbyllur festen e tyre ashtu sic ata e meritonin! Te gjithe jane shume mire fal zotit nese ajo video nuk u shpernda pavarsisht se ishin 900 veta pjesmarres ishte per te mos krijuar trauma tek ata. Keto pamje jane te renda dhe nuk demtojn askend tjeter pervec atyre prinderve dhe te gjithe ne qe e perjetuam. E dini ju te dashur admin qe dje klitha me shpirt ” Zot femijet” dhe vrapova mes vajzave e i kam marre e pare te gjitha vete dhe me pas u shoqeruan ne spital dy vajza,sepse ata sjane nxenesit e asaj shkolle por femijet tane se kemi qe ne klase te pare qe shumicen e tyre i kemi rritur. Jepni pamjet e tyre fisnike dhe lerini organet te bejn punen e tyre. Aksidentet si do askush por forca per tu ngritur e perballuar eshte gjithcka!
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.