Identifikohet shqiptari që u shtyp për vdekje në Itali
Selim Selmani, 58 vjeç është shqiptari i cili humbi jetën gjatë aksidentit rrugor të ditës së djeshme në komunën Monteprandone, në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se 58 vjeçari , i cili u përplas për vdjekje nga një makinë “Fiat” në rrugën “Scopa” të zonës industriale të Centobuchi, jetonte prej vitesh në shtetin italian me familjen e tij. Pas lajmit tronditës të vdekjes së tij, familjarët kanë vrapuar në vendin e aksidentit, duke këmbëngulur për të parë me çdo kusht trupin e tij, pavarësisht prezencës së policisë. Kujtojmë që shqiptari u përplas teksa po lëviste në kembë. Shërbimi i ambulancës shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



