Ikën si ambasadore/ Zbulohet detyra e re e Yuri Kim
Yuri Kim është emëruar zëvendësdrejtore e Sekretarit Kryesor për Çështjet Europiane në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara (DASH). Ajo do të fillonte detyrën e saj të re më 10 Korrik. Ambasadorja Kim ka pasur përvojë të gjërë në sfidat e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka shërbyer si drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinën, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor, si dhe si drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake. Kim ka pasur pozicione të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, duke përfshirë rolin e shefes së stafit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Ajo ka shërbyer në vendet si Turqia, Iraku, Republika e Koreas, Japonia dhe Kina gjatë karrierës së saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



