E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IKMT gjobit me 1 milion lekë kompaninë “Gjikuria”
Lajme

IKMT gjobit me 1 milion lekë kompaninë “Gjikuria”

Shkeljet mjedisore në Dhërmi, pezullohet aktiviteti i kompanisë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vendosur një masë administrative prej 1 milion lekësh ndaj kompanisë “Gjikuria”, pas konstatimit të shkeljeve gjatë një inspektimi të kryer në zonën e Dhërmiut.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në terren u identifikua një vend depozitimi i mbetjeve inerte dhe dherave të nxjerra nga gërmimet, i vendosur në pjesën e sipërme të fshatit.

Verifikimet treguan se aktiviteti ishte ushtruar pa qenë kompania e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B, sipas kërkesave të përcaktuara në shtojcën 5.2 të legjislacionit përkatës.

Përveç gjobës financiare, autoritetet kanë vendosur edhe pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të kompanisë, deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe pajisjen me lejen e nevojshme mjedisore.

Ndërkohë, “Gjikuria” është ngarkuar edhe me detyrimin për të rehabilituar zonën e prekur nga depozitimi i mbetjeve, brenda një afati të arsyeshëm, me qëllim rikthimin e saj në gjendjen e mëparshme dhe minimizimin e ndikimit në mjedis.

Ky rast vjen në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për mbrojtjen e territorit dhe respektimin e standardeve mjedisore në zonat turistike të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.