E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Intelektualët” parimorë në zemër të Tiranës dhe “shpellarët” e Astirit
Sot

“Intelektualët” parimorë në zemër të Tiranës dhe “shpellarët” e Astirit

Neritan Sejamini

“Intelektualet” tanë janë njerez parimore: ata vetë blejnë apartamente në godina të ndertuara mbi toka të vjedhura në mes të Tiranes me ndihmen e qeveritareve të korruptuar — per shembull unë e kam shtepinë afer Ambasador 3 ndertuar mbi toke të vjedhur “ligjerisht” mu ne mes të Tiranes, që eshtë kthyer në një nga rezidencat kryesore “intelektuale” të vendit; shume nga intelektualet tanë kanë, gjithashtu, apartamente verore të ndertuara ilegalisht neper toka te vjedhura ne bregdet, apartamente të cilat tani po i legalizojnë per t’u berë pronarë të tyre në shkelje të të gjitha ligjeve të vendit; intelektualet tanë, gjithashtu, krekosen neper studio televizive neper godina të vjedhura me letra të “rregullta” në bashkepunim me qeveritaret e korruptuar —çdo godinë në ish-Kinostudio eshtë vjedhur nga pronaret e ligjshem; por kur vjen puna tek “shpellaret” që kanë zaptuar tokë tek unaza ne periferi të Tiranes (në fakt shumica e kanë blerë), intelektualet tanë nuk e durojnë dot vjedhjen— xhindosen krejt nga kjo padrejtesi e madhe dhe kerkojnë që zaptuesve të periferise t’u merren tokat pa demshperblim dhe t’u jepen…zaptuesve të qendres së Tiranes: ndertuesve që kanë grabitur jo vetem tokat në mes të Tiranes, por grabisin perdite edhe parate e buxhetit.

Ky eshtë standardi i eperm i intelektualeve shqiptarë: i lepihen grabitesve të medhenj, perfitojnë vetë nga vjedhjet e tyre, por janë të pameshirem per të berë drejtesi mbi të dobtit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.