E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inteligjenca britanike: Gjeneralët po ndëshkojnë rëndë ushtarët rusë. I fusin në biruca nëntokë dhe…
Bota

Inteligjenca britanike: Gjeneralët po ndëshkojnë rëndë ushtarët rusë. I fusin në biruca nëntokë dhe…

Ministria britanike e Mbrojtjes, në raportin e fundit për luftën në Ukrainë, ka informuar se komandantët rusë kanë nisur të ndëshkojnë ushtarët, duke i burgosur në të ashtuquajturat biruca, që në vërtetë janë vrima në tokë të mbuluara me shufra metalike.

“Disa raporte të kohëve të fundit nga personeli ushtarak rus, përshkruajnë situata në të cilat ushtarët janë vendosur në biruca për shkelje të tilla si pirja e alkoolit apo tentativa për t’i dhënë fund kontratave të tyre”, thuhet në raportin e inteligjencës ushtarake britanike.

Në raport thuhet se masat e rrepta disiplinore në radhët e ushtrisë ruse në Ukrainë filluan të zbatohen kur gjenerali Valery Gerasimov mori komandën e forcave në Ukrainë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.