E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irani proteston për dëbimin e ambasadorit: E papranueshme, skenari vazhdon
Bota

Irani proteston për dëbimin e ambasadorit: E papranueshme, skenari vazhdon

Dëbimi i ambasadorit të Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe të shefit të Inteligjencës pranë kësaj përfaqësie diplomatike nga Shqipëria dhe shpallja e tyre si persona “non grata” lidhet me parandalimin e dy sulmeve terroriste.
Irani ka protestuar në kryeqytetin e Tiranës për masat e papranueshme të marra nga vendi.

 Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit Bahram Qasemi:

Ne ia dorëzuam Shqipërisë protestën tonë, por vendi nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, kështu që nuk mund të thërrisnim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo dëbuar me atë. Megjithatë, ne treguam protestën tonë të ashpër përmes kanaleve të tjera.”

Qasemi ka thënë se gjithçka ka ndodhur nën presionin e qeverisë së SHBA-së. Ai e ka quajtur sjelljen e Tiranës të papranueshme.
Madje ka shtuar se është vazhdimi i skenarëve të mëparshëm për të sabotuar Europën dhe marrëdhëniet e Iranit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.