E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irena Beqiraj shpërthen keq ndaj Baton Haxhiut: Ushtar i propagandës!
Lajme

Irena Beqiraj shpërthen keq ndaj Baton Haxhiut: Ushtar i propagandës!

“Përfitues i parave me thasë nga pushteti”

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si trajtohen qytetarët nga Kosova në raport me qëndrimet e tyre ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Beqiraj ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes atyre që mbështesin protestat dhe atyre që, sipas saj, janë pranë pushtetit, duke ngritur akuza për standarde të dyfishta.

Ajo ndalet veçanërisht te analisti Baton Haxhiu, të cilin e cilëson si pjesë të propagandës dhe ndër përfituesit e mbështetjes nga pushteti.

“Që të jesh një Kosovar i mirëpritur në Tiranë duhet shkruash si Batoni!”, shkruan Beqiraj.

Në vijim të reagimit të saj, ish-zëvendësministrja thekson se, sipas saj, individë të caktuar nga Kosova që mbështesin qeverinë përfitojnë favore, ndërsa ata që solidarizohen me protestuesit stigmatizohen.

Më poshtë reagimi i plotë i Irena Beqiraj:

“Fundja përse na duhej Rotacioni?!

Kosovarë si Batoni që dallohet si ushtar i propagandës ose i kushtëzimit të mendjeve me sasi të mëdha informacionesh të paqarta, që i shpërndahen për qëllime paramenduara e duan në Tiranë.

Madje çdo kosovar që e ka valixhen të mbushur më shumë me hesape sesa rroba, dhe ambicjen më të mprehtë se uria, Tirana zyrtare i ushqen me para në bordero konçensionarësh.

Kosovarët e lirë të cilët i bashkohen protestës së vëllezërve shqiptarë i trajton si diversantë…

Që të jesh një Kosovar i mirëpritur në Tiranë duhet shkruash si Batoni!

Fundja për të gjithë përfituesit e parave me thasë si puna e Batonit edhe armatës së Arkitektëve vizioni ishte i qartë, i matshëm e ndaj nuk u duhej rotacioni madje as zgjedhjet, apo jo Baton?!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.