E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-çiklisti i njohur gjerman, Jan Ullrich, është arrestuar nga autoritetet spanjolle
Bota

Ish-çiklisti i njohur gjerman, Jan Ullrich, është arrestuar nga autoritetet spanjolle

Ai  ka sulmuar fqinjin e tij, aktorin dhe regjisorin Til Schweiger.

Sipas mediave gjermane, Ullrich e kishte kaluar gardhin e banesës së Schweiger, derisa ky i fundit po festonte me miqtë shfaqjen në kinema të filmit të tij më të fundit “Honey in the Head”, festë në të cilën Ullrich nuk ishte i ftuar.

E përditshmja “Bild” bën të ditur se vet Ullrich e ka pranuar agresionin e kryer prej tij, transmeton TCH.

“Isha në rajonin e policisë për pesë orë dhe mund të konfirmoj që ndodhi një incident me fqinjin tim Til. Nuk i imagjinoja kështu pushimet e mia”, është shprehur 44-vjeçari.

Gjermanit i ishte ndaluar t’i afrohej banesës së regjisorit, duke parë sjelljen e çuditshme të tij që ishte vënë re edhe nga një dëshmitar okular.

Nuk është hera e parë që ai ka probleme me ligjin. Në vitin 2014 u përplas me një makinë duke lënduar dy persona, me ç’rast u dënua me 21 muaj në lirim me kusht dhe 10.000 franga gjobë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ullrich, i cili jeton në Mallorca nga viti 2016, është fitues i “Tour de France”’ (1997).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.